-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Aksident i rëndë me jetski, 14-vjeçari merr goditje të forta në kokë, i ati…

Kryesoret

Një djalë 14-vjeçar nga Gjermania, i cili ishte për vizitë në Ierapetra me familjen e tij, është dërguar pasditen e së mërkurës në Spitalin Universitar të Heraklion me lëndime të rënda në tru.

Plagosja e rëndë e tij ndodhi në plazhin e Makris Gialos, kur jet ski i drejtuar nga babai i tij – sipas ERT – doli jashtë kontrollit dhe u ngjit me shpejtësi në plazh, duke u përplasur me një strukturë druri.

Nga përplasja është plagosur edhe babai i të riut, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Ierapetrës, ku u dërguan fillimisht të dy, por serioziteti i gjendjes së 14-vjeçarit bëri të nevojshme transferimin e tij në Heraklion.

Autoriteti Portual i Ierapetrës po kryen hetimet paraprake për aksidentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit