-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin “non grata”, Vuçiç: Sanksionet për qëndrimet me Rusisë

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me sanksionet amerikane të vendosura ndaj shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin.

Sipas Vuçiç këto sanksione nuk u vendosën për shkak të ndonjë krimi dhe korrupsioni, por për shkak të qëndrimit të Vulin-it ndaj Federatës Ruse.

“Ata kanë një lloj hetimi për t’u marrë me të, por mendoj se është shumë e rëndësishme, që është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim. Mendoj se është një artikull i përgjithshëm që ata përdorin për të shkruar diçka,” tha Vuçiç.

Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

Sipas njoftimit të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionimi i Vulinit tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Vulin tani është drejtor i BIA-s serbe, që më herët ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Thesari amerikan thotë se këto institucione nuk preken nga sanksionimi i Vulinit.

E sanksionoi SHBA, në Serbi kërkohet shkarkimi i krahut të djathtë të Vuçiç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit