-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 orë debat! PD reziston, PS bën një hap pas, do të votojë sot arrestimin e Ahmetajt?

Kryesoret

Shumica socialiste bën një hap pas. Pas më shumë se 4 orë debat, akuza, sharje dhe ofendime PS ka bërë një tërheqje.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar disa minuta pushim për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve.

Do të diskutohet kërkesa e opozitës për të futur në rendin e ditës kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

PD nuk heq dorë, tashmë mbetet për t’u parë nëse socialistët në Konferencën e Kryetarëve do të pranojë që ta fusin në rendin e ditës.

Dje Këshilli i Mandateve e miratoi kërkesën, por PS e la seancën për të hënën për të votuar kërkesën e SPAK-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit