Gjatë fjalës në Kuvend, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar se Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve është shprehur se Arben Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarë dhe ka tentuar të prishë provat që e implikojnë atë me aferën e inceneratorëve.
Kjo ishte arsyeja, thekson Bardhi, që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.
“Ju me ne anëtarët jemi dëshmitarë që Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe ka prishur prova dhe kjo nuk mund të ndodhë, në keni shprehur vullnet për t’i hequr imunitetin, nuk ka asnjë arsye për t’u vonuar.
Ta dëgjojë dhe media, ajo që tha Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prej një jave deklaroi drejtuesi i Prokurorisë Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si ish-deputet, si ish-ministër, si ish-zëvendës kryeministër ka ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe SPAK kërkon arrestimin e tij të menjëhershëm për të shmangur intimidimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave” tha ai.