Një tjetër socialist në pranga. Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK. Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.
Në arrest shtëpie është vënë dhe administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit ndërsa një fadromist “detyrim paraqitje“.
Ish-kryebashkiaku dyshohet se ka lejuar disa fshatarë të pastrojnë një rrugë 1 km në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.
Ish-kryebashkiaku socialist u lakua në media në Qershor të vitit 2020, kjo pasi vëllai i tij Albert Tuci u vu në pranga gjatë një operacioni antidrogë.
Asokohe Tuci ishte në detyrën e kreut të bashkisë Fushë-Arrëz dhe PD kërkoi që ai të jepte dorëheqjen.
Sali Berisha e ka theksuar shpesh se ish-kryebashkiaku ka disa dosje për korrupsion në prokurori.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Pas ish-kryebashkiakut, arrest shtëpie edhe zyrtari tjetër në Fushë-Arrëz