Ndërpritet seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
Kërkesa e tyre është që Edi Rama të jetë prezent dhe të japë shpjegime për dosjen e Arben Ahmetajt dhe skandalin në Krujë.
Por shumica socialiste nuk e pranoi kërkesën. Flamur Noka dhe pjesa e tjetër e deputetëve të opozitës shkuan në foltore duke e bllokuar.
“Rrugaçë, dilni përjashta” ishin thirrjet e tij. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim. Deputeti Tritan Shehu kërkoi që Rama të mos fshihet si struci.
“Kryeministri avulloi. Duhet të ishte i pari që të fliste. Po u shmanget bëmave, korrupsionit. Është e paimagjinueshme.
Parlamenti është në drejtën legjitime dhe kërkon që të fillohet me kryeministrin. Me një mocion ndaj tij dhe qeverisë për këtë situatë kaq të rëndë. Nuk mund të fshihemi si struci” tha ai.