Debat. Sherr. Akuza. Fyerje dhe ofendime në Kuvend. Shkak është bërë kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.
@5pyetjet.alBARDHI
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi Edi Ramës që të jetë prezent në Kuvend dhe të japë llogari. Gjithashtu i kërkoi Ahmetajt që të kthehet nga arratia dhe të tregojë shokët.
“Arben Ahmetaj të vijë këtu dhe të tregoj bashkëpunëtorët e aferës dhe të mos shëtisë nga njëri aeroport në tjetrin me lekët tona.
A nuk ju vjen turp për atë dosje të inceneratorëve që u dolët garant? Duke nisur nga Lefter Koka, të Ahmetaj, Gjiknuri, Felaj….i nxorën të gjithë pa përgjegjësi” tha ai.
Deputetja Ermonela Felaj reagoi nga vendi pasi i përmendi emrin duke e quajtur Bardhin “palaço”. Por deputeti demokrat e akuzoi se bashkëshorti i saj prokuror u ka vendosur gjoba bizneseve.
“Ti (Felajt) je një hajdute, gjobaxhie që u ka vendosur gjoba bizneseve. Yt shoq ka marrë 1.5 milionë euro nga katër biznese. Ti je një hajdute, gjobaxhie.
Je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’u vendosur gjoba bizneseve. Je fasada e inceneratorëve. Ti dhe një pjesë prej tyre.
Prandaj mbylle moj gojën, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës” i tha ai. Për të qetësuar Felajn ndërhyri Taulant Balla që i shkoi te karrigia duke i kërkuar që të qetësohet.