“Zemra e shqiptarit Saimir Sula që ndërroi jetë në spitalin ‘Del Mar’ të Barcelonës gjatë kohës së pandemisë, do të dorëzohet më 12 korrik.”
Këtë informacion e dha zyrtarisht Ministria jonë e Drejtësisë. Kjo erdhi pas dakordësisë me autoritetet spanjolle, që me vendim gjykate vendosën dorëzimin e zemrës. Por, deri më sot, nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur.
Por, motra e Saimirit, Majlinda në një intervistë për Report Tv tha se kanë pritur për më shumë se 6 orë tek dera. Dhe se nuk ka qenë pjesë aktit kur është bërë dorëzimi i zemrës.
‘Dje në 12 prokurorja e rastit në Tiranë më njofton se duhet të paraqitemi në laborator për të tërhequr zemrën. Ne duhet të ishim prezent në aktin e dorëzimit të monstrës së zemrës që Shqipëria do ta sillte. Nuk ka qenë prioritet nga Ministria e Drejtësisë.
Nxorën një lajm duke thënë se zemra do të tërhiqet nga autoritete shqiptar dhe akti i dorëzimit të zemrës do të bëhet në prani të familjarëve dje më 12 korrik. Kur shkuam dje na lanë 6 orë duke pritur tek dera dhe nuk morëm pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës.
Pas 6 orësh avokatët e mia mu larguan dhe kur u larguan avokatët, dikush nga ato më telefonoi dhe më thanë Majlinda hajde merr pjesë, por unë refuzova pasi nuk kisha avokatët. Na lanë 6 orë tek dera në pritje dhe nuk na lanë të futemi brenda. Ne nuk morëm pjesë në as në aktin e dorëzimit të zemrës nga Spanja në Shqipëri.’- tha Sula.
Motra e Saimir Sulës thotë se do të bëjë një analizë ADN-je, për të shuar çdo dyshim që zemra e vëllait të saj mund të jetë marrë për trafik organesh.