Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe me Interpol Romën ka bërë të mundur arrestimin e 2 shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Për veç të arrestuarave është shoqëruar në Polici edhe një i afërm i njërit prej shtetasve të ndaluar lejoi kushëririn e tij t’i përdorë identitetin, me qëllim shmangien e autoriteteve të policisë së Italisë.
Në kuadër të këtij operacioni u kapën në Lezhë dhe u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë dy 44-vjeçarët njëri me inicialet T. K., dhe tjetri me inicialet A. I. si dhe dy 32-vejçarët me inicialet P. B. dhe P. T.
Gjykata e Brescia-s, Itali u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.