-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas audio-regjistrimit, veteranët e UÇK-së paralajmëron protestë

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) ka paralajmëruar protesta, jo vetëm për shkak të regjistrimeve të publikuara së fundi mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, por edhe ndaj pakënaqësive që kanë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Sipas tij, Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me OVL e UÇK-në, duke mos i thirrur as në takime.

Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës nuk është duke iu dhënë vërtetime veteranëve për të marrë benefitet e tyre.

“Jo vetëm për rastin e incizimeve por, edhe për shkak të kësaj qeverie që një vit e gjysmë as nuk kemi takime, e as nuk bashkëpunon. Dhe çështja e zyrës që e kanë atje për veteran, invalid e familje të dëshmorëve të cilët i maltretojnë që gati 2 vjet prej që janë në qeveri nuk po ju japin vërtetime njerëzve duke u arsyetuar për një shkronjë dhe po i lejnë njerëzit dhe pa beneficione, e për shumë çështje tjera”, ka thënë ai.

Klinaku gjithashtu shprehu shqetësimin e tij se edhe bashkëshortët e veteranëve që nuk jetojnë më nuk janë duke i gëzuar benefitet e burrave të tyre. /Telegrafi

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit