-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Personi që vrau 50-vjeçarin shqiptar në Selanik, me precedentë të theksuar penalë!

Kryesoret

Policia që po trajton rastin e vrasjes së shqiptarit në Selanik, ka vijuar identifikimin e autorit që kreu aktin e rëndë jashtë një karburanti në Analipsi të Selanikut. Burime policore, duke folur për protothema.gr, raportuan se efektivët e EL.AS. kanë arritur të identifikojnë autorin nga targa e makinës me të cilën ai udhëtonte.

“Doli, qëlloi me plumba dhe iku”! Si e vrau shqiptari mikun pas sherrit në kafe?

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë edhe për një person i cili në të kaluarën ka shqetësuar autoritetet për vepra penale. Hetimet për gjetjen e tij janë duke vazhduar, por deri më tani ai mbetet i zhdukur. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 13:00, në rrugën Solonos 51. Viktima ka pësuar një dëmtim të rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Në video shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti dhe më pas tenton ta godasë me zinxhir. Më pas ai merr të shtënat dhe bie në trotuar. Sipas informacioneve, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi.

Sherr dhe plumba! Momenti i vrasjes në pikën e karburantit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit