-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e së vërtetës! Sot votohet arrestimi i Arben Ahmetajt

Kryesoret

Paraditen e sotme në orën 10:00 kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të hequr imunitetin e Arben Ahmetajt duke i hapur rrugë arrestimit me urdhër të SPAK-ut.

PS-PD kanë rënë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i japin autorizim SPAK-ut që të arrestojë dhe kontrollojë banesën e ish-zv/kryeministrit. Megjithatë në foltoren e Kuvendit do të lexohen 2 raporte të ndryshme.

Në seancë plenare dje opozita kërkoi që të diskutohet sa më shpejt raporti për Arben Ahmetajn. Por mazhoranca kundërshtoi duke thënë se do të ndjekë procedurën dhe këtë çështje do ta diskutojë të hënën e 17 Korrikut, ashtu siç ishte vendosur fillimisht.

Ndërprerjet e vazhdueshme të seancës dhe protestat e deputetëve opozitarë detyruan socialistët të kërkonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe në përfundim u vendos që seanca të mblidhej sot. Mbrëmë nga arratia, Ahmetaj deklaroi se nuk do të dorëzohet.

Kërkohet arrestimi i tij nga SPAK, Ahmetaj: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit