-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës kërkesë në Kuvend: Duam debat me Ramën për Ahmetajn

Kryesoret

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Shqipërisë, grupi i Sali Berishës i kanë dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla një kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Parlament në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në shkresë thuhet se “kërkesa e SPAK për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama, pa urdhërin e të cilit kjo aferë nuk do ishte zbatuar“.

Gjithashtu, grupi i Berishës thotë se “seanca plenare e ditës së premte, datë 14.07.2023 u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, e cila në Nenin 73, pika 4 e saj, parashikon diskutim si dhe votim të hapur me qëllim që opinioni publik të vihet në dijeni mbi qëndrimet e secilit deputet”.

Për këto arsye, deputetët kërkojnë mbledhjen urgjente, “brenda ditës së premte (sot) date 14.07.2023, të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informacionet e bëra publike, përveç ish zv. kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe ministra të tjerë aktualë, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë;
Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta; Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë” mbyllet kërkesa.

DokumentiKerkesa e grupit te Berishes per mocion me debat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit