-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS i hap derën e burgut Ahmetajt: Rama nuk e kishte emrin në dosje

Kryesoret

Partia Socialiste i ka hapur rrugën SPAK-ut për të arrestuar deputetin Arben Ahmetaj. Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi, që është anëtar i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve prezantoi raportin në Kuvend. Fjalën e nisi duke mbrojtur Edi Ramën. “Në raportin e prokurorisë nuk ekziston gjëkundi emri i Ramës” tha ai.

Më pas kritikoi opozitën se nxori sekretin hetimor nga mbledhjet e mbyllura. “Pjesë të akteve u shfaqën në media pa nisur shqyrtimi në këshill. Nuk u ruajt standardi i sekretit hetimor dhe ul besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Kolegët e opozitës shtrembëruan deklaratat e prokurorit apo informacionet” tha ai.

“Më thanë do ikja në të s’ëmës”! Ahmetaj: Thika blu e rozë, më duan në burg…

Në fund, PS deklaroi se është dakord me kërkesën e SPAK-ut. “Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duken vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Arben AHMETAJ” tha ai.

Mblidhet Kuvendi/ PS: Jemi dakord, të arrestohet Ahmetaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit