-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sa hëngri hot dog u këput”! Ishte me pushime me shoqet, vdes 16-vjeçarja

Kryesoret

Një vajzë 16-vjeçe ndërroi jetë tragjikisht në Greqi. Sipas nënës së vajzës fatkeqe, 16-vjeçarja ndodhej në Chanioti të Halkidikit me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një restorant.

Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë.

Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e repartit ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën për të shkuar në vendngjarje, por nëna e të miturës shprehet se ishte shumë vonë.

Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar një goditje alergjike dhe ka ndërruar jetë”, thotë nëna e 16-vjeçares. “Ai ishte fëmija më i mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeç pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë në jetë, por nuk ia kanë dalë”, thekson ajo, shkruajnë mediat greke. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit