Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA-të kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.
Në reagimin e tij Daçiç u shpreh se edhe ndaj tij janë vendosur sanksione ku shptoi se në rastin e Vulin është një vendim i bazuar në marrëdhëniet me Rusinë.
“Epo, edhe unë kam qenë në listën e sanksioneve amerikane, në listë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kohën e Millosheviçit.
Ato lista shërbejnë edhe për arritjen e qëllimeve të caktuara politike dhe është e qartë se kur është fjala për Vulin, është një vendim ekskluzivisht politik i bazuar në marrëdhëniet me Rusinë”, tha Daçiç.
Ai tha në TV Pink se edhe një vendim i tillë i motivuar nuk është i mirë dhe i drejtë, sepse Serbia nuk përmbush asnjë interes të Rusisë dhe nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Moskës tani, nuk do të mund t’i kërkonte asaj që të caktojë një seancë speciale të Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“Ne kemi nevojë për atë seancë që të dëgjohet zëri i Serbisë dhe bota të shohë situatën reale dhe atë që po ndodh në Kosovë, edhe pse nuk besoj se do të merret ndonjë vendim gjatë seancës”, tha Daçiç.