Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhej me sanksionet amerikane të vendosura për krahun e djathtë të presidentit serb, Aleksandar Vulin.
Në reagimin e tij Kurti shkruan se rasti i Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.
“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.
The case of Aleksandar Vulin demonstrates that the poisonous mix of autocracy & corruption endangers not only democracy & rule of law, but also peace & security, in the WB6 & beyond. I join @theprogressives‘ call for the int’l community to follow 🇺🇲’s timely & justified decision. https://t.co/vbVDoKFEDJ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2023