-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinjtë “braktisin” nënshtetësinë, rritet numri i të huajve me pasaportë shqiptare

Kryesoret

Numri i personave që kërkojnë azil ra ndjeshëm në 2022, pas rritjes që kishte shënuar në 2021, si rrjedhojë e ardhjes së shtetasve afgane, që i ikën luftës, dhe erdhën përkohësisht në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Në 2022 kishte vetëm 125 kërkesa për azil, nga 2533 në 2021, sipas INSTAT.

Në të kundërt, është shtuar numri i shtetasve që marrin pasaporte shqiptare, që në 2022-shin ka shënuar një nivel rekord. Në 2022 kishte 1.527 shtetas që morën nënshtetësinë shqiptare, nga 711 vitin e mëparshëm. 81% e tyre ishin nga Kosova, të tjerët nga Italia, Turqia e Siria.

Një tjetër tendencë është lënia e nënshtetësisë shqiptare. 721 persona nuk mbajtën më pasaportën e vendit mëmë, pothuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Kryesisht janë të rinjtë që po e lënë nënshtetësinë. Grupmosha nga 20-39 vjeç përbënte rreth 65% të personave që kanë lënë nënshtetësinë shqiptare.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Referuar Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, në 2022, rezultojnë 125 azilkërkues, duke pësuar një ulje të ndjeshme, krahasuar me një vit më parë. Azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 28,8% të azilkërkuesve gjithsej dhe rezultojnë 36 persona./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit