Një i ri shqiptar është vrarë në Angli. BBC shkruan se një person i dytë është akuzuar për vrasjen e dy personave që u goditën me thikë në veri të Londrës.
Leonardo Reid 15 vjeç u godit me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor, ndërsa shqiptari Klevi Shekaj 23 vjeç vdiq në spital nga plagët me thikë pak më vonë.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike në veri të Londrës, ku shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë gjatë skenës së xhirimit të një videoklipi muzikor, njoftojnë mediat vendase.
Një person i tretë pësoi një plagë me thikë dhe është në spital. Jason Furtardo 26 vjeç nga Halton Road në Islington është akuzuar për dy vrasje.
Të mërkurën Abel Chunda 27 vjeç nga Highgate Hill, Islington u akuzua për dy akuza për vrasje, tentativë vrasjeje dhe posedim arme.