-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A janë arratisur edhe shokët e Ahmetajt që ranë në “rrjetën” e SPAK-ut?

Kryesoret

Mesditën e djeshme prokuroria e posaçme më në fund pas një jave orvatje mori në dorë autorizimin që e lejon të kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt. Kërkesa me dosjen bashkëngjitur i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari është hallka e fundit që vendos nëse provat e SPAK-ut janë bindëse që deputeti socialist të shpallet në kërkim. Kjo është ajo që dihet zyrtarisht. Procedura. Por ka edhe një pjesë tjetër që në media është folur jo shumë, pasi emri i ish-zv/kryeministrit ishte kryefjalë.

Arben Ahmetaj akuzohet për;
Fshehje e të ardhurave
Korrupsion pasiv
Pastrim parash

Por të tre këto vepra penale, deputeti i PS-së nuk i ka bërë i vetëm. Sidomos korrupsionin. Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, kështu që është edhe dikush tjetër në listë për korrupsion aktiv.

Përveç emra të njohur në dosjet e tjera që janë në kërkim; Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stelga Gugallja, etj në dokumentet që SPAK-u i çoi Kuvendit, por edhe atyre që kanë dalë nga fashikujt me mbi 400 faqe dalin edhe emra të tjerë të përfshirë.

Disa prej emrave dolën në media, mes tyre edhe biznesmenë. Por çfarë ka ndodhur me atë ditët e fundit? A janë arratisur edhe ata si Arben Ahmetaj?

Kjo mbetet për t’u parë nëse do të ketë urdhra të tjerë arresti përveç Ahmetajt nëse do ta miratojë gjyqtari dhe lëvizjet e fundit të zyrtarëve, ish-zyrtarëve, biznesmenëve, etj që duhet të japin llogari për manovrat financiare.

“Kam mesazhet”! Kush janë provat që mund të përdorë Ahmetaj për azil?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit