Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të gjatë në Facebook të cilin e ka nisur me fjalët që Edi Rama mbylli dje video-mesazhin pak orë pasi votoi pro kërkesës së SPAK-ut për të arrestuar Arben Ahmetajn. E ndërsa e akuzon si kokën e aferës së inceneratorëve, Berisha disa pyetje për kreun e qeverisë socialiste.
“Kokën lart dhe vetëm përpara! Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij!
Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do ti drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:
– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?
– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?
– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?
Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë” shkruan ai.