-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja në duart e tij! Kush është gjyqtari që do të vendosë arrestimin e Ahmetajt?

Kryesoret

Dosja me provat për arrestimin e Arben Ahmetajt ndodhet në duart e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Erion Bani. Ai ka 48 orë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë ose jo kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv/kryeministrit. Dosja u depozitua dje, sapo SPAK-u mori njoftimin që Kuvendi autorizoi lejen për ta prangosur.

Dje gjatë seancës plenare, 117 deputetë mbështetën kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për arrestimin e Ahmetajt dhe lejimit të kontrollimit të banesës së tij. Nga 120 deputetë të pranishëm në kohën e votimit, tre deputetë abstenuan.

SPAK e akuzon Ahmetajn për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Të premten e kaluar, në të njëjtën ditë që SPAK-u nisi kërkesën për autorizim drejt Kuvendit, Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

A janë arratisur edhe shokët e Ahmetajt që ranë në “rrjetën” e SPAK-ut?

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj reagoi përmes llogarisë së tij në Facebook në kohën kur zhvillohej seanca lidhur me kërkesën e SPAK-ut. “Luigjit të 16-të iu dhanë katër ditë kohë para se t’i pritej koka, mua as 24 orë. Dikush më tha ‘të duan në burg’”, shkroi ai në Facebook. Avokati i tij Henrik Ligori njoftoi se ai ndodhet në Angli, pranë vajzës së tij. I pyetur se kur do të kthehet, ai u përgjigj: “Do të kthehet kur të ketë liri”.

Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë vjetëve të qeverisjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

“Kam mesazhet”! Kush janë provat që mund të përdorë Ahmetaj për azil?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit