“Mos shpejtoni të arrini detin, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin”. Ky është mesazhi i policisë për të gjithë drejtuesit e makinave që nxitojnë.
Një i ri është gjobitur me 40 mijë lekë pasi është kapur me “Audi A8” nga radarët me shpejtësi 205 km/orë në Rrugën e Kombit
Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik në autostradën Milot-Morinë u ndëshkuan 144 shoferë që drejtonin automjetin me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë.