-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agim Nesho: Kur diktatorët tallen me popullin

Kryesoret

Një nga veprimet më të zakonshme të diktatorëve, kur kapin dhe kontrollojnë shtetin, është mesazhi i tyre që propagandohet si e vërteta e padiskutueshme. Mesazhi i fundit i Ramës për arrestimin e bashkëpunëtorit më të ngushtë ishte një retorikë për hir të retorikës. Në vendet perëndimore ky mesazh do të quhej fyes sulm denigrues ndaj një populli që e di të vërtetën, por është i paaftë deri në këto momente të thyejë sistemin.

S’ka asnjë dyshim që arkitekti i sistemit të keq-menaxhimit, vjedhjeve spektakolare është vetëm një person, dhe ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj janë dëmet kolaterale për të kapur sistemin dhe realizuar shtetin kleptokratik. Ata me ndërgjegje pranuan intrigën, u pasuruan në hapësirat që ju lanë, pa menduar që do të ishin ata që do të bëheshin ‘koka turku’ për të justifikuar ‘pastërtinë’ e liderit global.

Ky komunikim i Ramës me opinionin publik, më shumë sesa një qëndrim për të vërtetën, është tallja e radhës me popullin e tij, i cili jo se e beson, por ka vetinë të durojë të padurueshmen.

Asnjë popull nuk pranon të përdoret nga liderët e tij dhe të mbyllë sytë përpara aferave gjigante të korrupsionit, si afera 750 milionë e inceneratorëve apo shitja tek sheikët e hapësirave publike të Durrësit për përfituar të dy palët. Kjo situatë nuk do të pranohej në qoftë se drejtësia jonë do të ishte e pavarur dhe e kapur nga Rama. Ai dënon kë të dojë, i heq vulën dhe nuk njeh partinë më të madhe të opozitës, manipulon gjyqet dhe i shet të gjitha këto si “reforma e madhe në drejtësi”.

Ai u përpoq të shkatërrojë çdo institucion të pavarur, që nga institucioni i Presidencës, duke manipuluar faktet dhe bërë presion me pushtetin. Në qoftë se do të kishte drejtësi dhe SPAK sot do të vinte para akuzës njeriun që ka personalizuar shtetin dhe institucionet, ndoshta edhe për keqqeverisjen e një vendi ku vjedhja dhe grabitja e pronës publike është skandaloze. A kanë përgjegjësi kryeministrat që bëjnë vizatime dhe ekspozita, ndërsa shkresat e shtetit i kalojnë ‘fap e fap’ pa i parë?

Mesazhi i kryeministrit shqiptar ishte mesazhi jo për popullin e tij, por ishte mesazhi i mafiozit që kërkon të shpëtojë veten duke orientuar drejtësinë dhe bërë marrëveshje me atë person që ka gjetur si kurban të radhës…

Sa për sakrificat e bëra nga Rama për të ndërtuar një drejtësi të pavarur “duke iu futur detit me këmbë”, është fyese për çdo shqiptar, të cilët nuk do të harrojnë asnjëherë ato personazhe ndërkombëtare që shkatërruan Shqipërinë për të ndërtuar mbretërinë e Edi Ramës, dhe përdorur drejtësinë.

A duhet të durojmë më?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit