-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-pjestari i UÇK: Për veteranët ende pyeten kriminelët serbë

Kryesoret

Një nga ish-pjestarët e UÇK-së, Avni Ajeti, në fjalën e mbajtur para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, tha se për veteranët e UÇK-së ende po pyeten kriminelët serbë.

“Kushdo do të kishte menduar sot se 25 vjet pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar liri dhe të drejtat tona. Sot, ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm si i Millosheviçit, por nga qeveria e shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim tonën”, tha Ajeti.

“Dita paska ardh. Sot jemi këtu para qeverisë së Kosovës së pavarur që e kemi çliruar me gjak e sakrificë, e ne të cilën, për veteranet e UCK hala po pyeten kriminalët serbë, që na rrahine vrasin policët në veri. Kjo nuk na ka zënë në befasi.

Sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulme. Prandaj sot jemi këtu, që me fjalën e lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi padinjitet që po i prek kufijtë e tradhtisë”, ka shtuar ai.

Me pankarta në duar, ja cilat janë thirrjet e veteranëve të UÇK-së

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit