Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur në orët e hershme, konkretisht në ora 3.30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit të Greqisë, shkruan iefimerida.gr
U qëlluan dy persona të moshës 39 dhe 45 vjeç, nga Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të para nga policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre në hotelin ku po qëndronin.
Për pasojë 39-vjeçari Orhain Bagraini, biznesmen, pronar i një kazinoje ka mbetur i vdekur, ndërsa 45-vjeçari mik i tij Sead Slezovikg është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros, ku ndodhet për mjekim.