-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali, transporti ajror në grevë, anulohen dhjetëra fluturime

Kryesoret

Të shtunën me dhjetëra fluturime u anuluan në të gjithë Italinë duke detyruar udhëtarët, në kulmin e sezonit turistik të ndryshojnë planet e tyre. Ashtu siç kishin njoftuar sindikatat e transportit ajror bënë përpara me grevën, dy ditë pasi një tjetër grevë, që preku transportin hekurudhor paralizoi këtë shërbim.

Vera në Itali është shpesh sezoni i pikut të grevave që prekin transportin publik, duke bllokuar vendas e turistëve, ndërsa sindikatat rrisin trysninë për kontrata dhe kushte më të mira pune. Këtë vit, grevat po shkaktojnë një dëm të madh mes një bumi turistik, pas dy vitesh humbje, nga pandemia.

Agjencia Kombëtare e Transportit Ajror (ITA) njoftoi se kishte anuluar 133 fluturime, shumica prej tyre të brendshme, por edhe disa fluturime drejt vendeve evropiane si Madridi, Amsterdami dhe Barcelona. Linjat ajrore me kosto të ulët si Ryaniair dhe Vueling, anuluan qindra fluturime të tjera për shkak të grevës nga ora 10:00 deri në orën 18:00 me orën lokale. Mes atyre që u futën në grevë kishte pilotë, stjuardesa, personi i aeroporit dhe transportit të bagazheve.

Nuk lumturohemi kur u krijojmë bezdi klientëve, sepse ky nuk është objektivi ynë. Do të donim të ishim thirrur më herët nga ministria, jo një ditë më parë, në përpjekje për të shtyrë ose parandaluar grevën. Ne do të donim të ishim ulur në tavolinë dhe të rinovonim kontratën”, tha Sara Di Marco zëdhënëse e sindikatës Filt-Cgil. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit