-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se deputetët e opozitës nuk kanë pasur asnjë arsye për sulmin mbi qeverinë, në seancën e se enjtes dhe se gjithçka ishte e përgatitur.

Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo.

Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime. Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim.

Bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty“, ka deklaruar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit