Një biznesmen shqiptar nga Maqedonia u vra në Greqi dhe një tjetër u plagos. Orhan Bajrami vdiq nga plagët e marra, miku i tij Sead Slezovic u dërgua në spitalin e qytetit Poligiros.
Ka dy versione për ngjarjen, njëra është se persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tyre dhe tjetra është se janë takuar në hyrje, gjatë së cilës janë qëlluar njëzet plumba në drejtim të tyre.
Viktima është Orhan Bajrami, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj si biznesmen i lojërave të fatit.
Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë.
Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajramit.
Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit.