-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me antiplumb dhe të shkurtra! Shqiptari që vrau mikun: Më kërcënoi, e qëllova (VIDEO)

Kryesoret

Sot ka dalë para drejtësisë në Greqi, shqiptari që dy ditë më parë vrau shokun e tij, Shpëtim Bajrami.

Ai e qëlloi me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes (13 korrik) pas një debati mes tyre.

Dëshmitarët pranë vendit të ngjarjes treguan se nga viktima dëgjuan fjalët “më jep lekët e mia” dhe më sherri agravoi në plumba.

Pasi u dorëzua autori tha se “kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai” u shpreh 45-vjeçari, që akuzohet për vrasje.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku në një lokal pak para krimit.

Ata janë konfliktuar në lokal dhe më pas janë larguar me makinat e tyre. Disa prej mediave greke një nga pistat që kanë përmendur ka qenë edhe trafiku i drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit