16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia bllokoi varkat, çfarë ndodhi në Koman?

Kryesoret

Pronarët e varkave dhe banorë të Komanit kanë bllokuar mëngjesin e sotëm tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.

Më 13 korrik policia  ndërmori një operacion të koduar “Lundrim i sigurtë” për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve të këtyre mjeteve, që u kapen në paligjshmëri.

Gjatë operacionit u bllokuan 46 mjete lundruese që sipas policisë ishin në cenim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

Protestës së banorëve sot iu bashkuan edhe shumë turistë të cilët kishin udhëtuar deri atje për të bërë udhëtimin me varka në Liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës.

Nga ana tjetër policia njoftoi se në orën 15:00 ishte liruar hyrja e tunelit e cila ishte bllokuar nga protestuesit më herët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit