-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat brenda policisë! Tradhti, dekonspirime dhe borxhe

Kryesoret

Nuk e la policinë as në vitin 1997, atëherë kur shumë oficerë e dorëzuan uniformën. Nuk e la, as kur i dogjën automjetin, që Munyr Muça e interpreton si një mesazh pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, me të cilin punoi në komisariatin e Kombinatit.

Dyshoi në atë kohë për hetime të mangëta, që nga mosidentifikimi i gjurmëve papilare, deri te mosverifikimi i tabulateve telefonike, por sërish nuk e braktisi policinë, që e donte njësoj si familjen.

Në krye të 27 viteve në detyrë, kupa e komisarit Munyr Muça u mbush në tetor të vitit 2020, kur kuptoi se po këmbëngulte të bënte përpara në një rrugë pa krye. Vendosi ta lërë policinë dhe Shqipërinë.

“E mbylla me policinë. Sa shefa dhe drejtorë janë të inkriminuar dhe me dosje! Ata kanë lokale, makina luksoze dhe imagjino unë apo shumë policë si ne, që jemi të ndershëm, s`kemi bukë për të ngrënë”, – nis rrëfimin për INA MEDIA-n oficeri i karrierës, i cili është larguar drejt Britanisë së Madhe si emigrant dhe punon jashtë profesionit, që i kishte dedikuar jetën.

Për komisarin në polici ngritja në detyrë vijon nën ndikime politike, në varësi të palës që e merr pushtetin, ndonëse pati shpresë se diçka do ndryshonte nga viti 2013, ai ngeli oficer.

“Morën njerëz nga jeta civile dhe i bënë shefa, të rinj, që u bënë eprorët e mi”, – radhit mes problemeve me policinë dhe ato të çdo qeverisjeje, që ia lë stafetë ngërçin pasardhëses.

U largua, ashtu si vepruan qindra oficerë të tjerë, jo vetëm nga ata që në dekada mbetën policë të rolit bazë, pa patur shansin të ngrihen në karrierë, por edhe nga ata që e kundërshtuan eprorin për urdhra të paligjshëm. (lexo ketu shkrimin e plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit