-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK, Krasniqi: Qeveria kërkon përplasje, veteranët e UÇK të përmbahen në protestë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Krasniqi me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.

“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka pohuar ai.

“Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe,” u shpreh ai.

“Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar,” thotë Krasniqi.

Protesta në Prishtinë/ Sveçla: Dora e Vuçiçit me luftë hibride

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit