-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pro dhe kundër/ Dritëhijet e legalizimit të kanabisit dhe shitja

Kryesoret

Nisma e Qeverisë në Shqipëri për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, ka ndarë në qëndrime politikanët dhe ekspertët.

Qeveria ka deklaruar se kjo nismë rrit ekonominë dhe hap vende të reja pune, ndërsa për opozitën nxit jo formalitetin në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ndërsa përfitimet ekonomike i konsideron të papërfillshme.

Por, shqetësim për këtë nismë ka pasur edhe nga deputetë të partisë në pushtet. Dy prej tyre, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, nuk e kanë votuar këtë nismë në Komisionin parlamentar të ligjeve ditën e enjte. Ndërsa, Erion Braçe është i shqetësuar për krahun e punës që do t’i ikë bujqësisë, që edhe aktualisht vuan për punonjës.

Edhe ekspertët e ekonomisë kanë mendime të ndryshme. Ata që e mbështesin flasin për miliona euro shtesë në buxhetin e shtetit nga eksporti i kanabisit, ndërsa kundërshtarët sjellin si shembull dështimin që, sipas tyre, ka pasur kjo nismë në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

Kabanisi është lule në familjen Cannabaceae. Shpesh kjo lëndë narkotike psikoaktive, quhet edhe marihuanë.

Çfarë përmban projektligji?

Projektligji për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale është miratuar në Qeveri më 16 qershor.

Projektligji detyron edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit. Kjo Agjenci është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni i fundit i kanabisit.

Në projektligj janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve për subjektet e interesuara. Parashikohet edhe ngritja e regjistrit të posaçëm të subjekteve të licencuara dhe të lejuara. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit