-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Prishtinë/ Sveçla: Dora e Vuçiçit me luftë hibride

Kryesoret

Veteranët e UÇK-së do të mbajnë pasditen e sotme protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 18:00. Në njoftim thuhet se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare që prekin veteranët. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u shpreh para protestës se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po e humb betejën në terren në raport me kryeministrin Albin Kurti, dhe sipas tij, tani Vuçiç po tenton të nxisë trazira brenda Kosovës përmes luftës hibride.

Vuçiçi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.

Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA. Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar. Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt.

I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiçi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë” ka Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit