Një gomone është bllokuar në Dhërmi. Policia e Shtetit deklaron se gomonia “ishte jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve”.
Për këtë arsye është bllokuar gomonia dhe ndëshkuar poseduesi me inicialet I. B. me një milion lekë gjobë.
Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit. Sot janë bllokuar po ashtu 10 gomone dhe jetski të tjera nga veriu në jug.
Qëllimi është shmangia e asaj që ndodhi vitin e kaluar, tragjedisë në Potam ku një ish-shef policie u fut në breg me skaf dhe përplasi për vdekje një 7-vjeçare që po luante me të atin.