-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Oligarkët “fërkojnë” duart! Dritan Agolli hap “thesin” me 5 miliardë Lekë për 5 ditë

Kryesoret

Fondi Shqiptar i Zhvillimit që drejtohet nga njëri prej njerëzve më të besuar të kryeministrit Edi Rama menaxhon miliona euro. Pak ditë më parë qeveria i kaloi një “thes” me euro për disa projekte. Dhe nuk ka vonuar tenderimi i tyre. “5Pyetjet.al” sjell listën me detajet më poshtë.

Madje shpejt e shpejt në këtë verë të nxehtë ku të gjithë vrapojnë drejt plazheve për qetësi dhe freski. Brenda pesë ditëve, “FSHZH”-ja shpalli tenderat duke hapur procedurat e prokurimit për 12 projekte. Agolli e nisi korrikun dhe valën e tenderave me 500 milionë lekë për ndërhyrje në infrastrukturë rrugore, faza e dytë.

Ndërhyrja në blloqet e banimit ka një fond goxha të konsiderueshëm për katër rajone, rreth 1.2 miliard lekë. Mbi një miliard të tjerë edhe për ndërhyrjet në rrugë, shtresat e asfaltit në katër rajonet e vendit. Kjo është faza e tretë. Më pas vjen përmirësimi dhe ndërhyrja tek strukturat mbrojtëse, veprat e artit. Fondi shkon mbi 750 milionë lekë për katër rajonet. 208 milionë lekë për nyjet lidhëse të rrugëve.

Dhe në fund janë katër tendera për bashkitë që synon mbështetjen për ujësjellësat, materiale ndërtimi, elektrike dhe mobilim urban. E gjithë faza e dytë e këtij projekti shkon mbi 550 milionë lekë. Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit do të kënaqë shumë oligarkë që po fërkojnë duart kush do të marrë më shumë nga torta e madhe që shkon rreth 5 miliardë lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit