Kryeministri Netanyahu vijon t’i nënshtrohet analizave rutinë shtesë, me rekomandimin e mjekëve, raporton CNN.
Ndërkohë vetë ai publikoi një deklaratë në video po sot duke duke thënë se arsyeja e shtrimit në spital ishte prej dehidratimit dhe i kishin këshilluar të pinte më shumë ujë.
“Dje kalova kohë me gruan time në Detin e Galilesë, në diell, pa kapelë, pa ujë. Nuk është një ide e mire,” tha kryeministri izraelit.
“Faleminderit zotit, ndihem shumë mirë, por kam vetëm një kërkesë nga ju: po kalojmë një valë të nxehti në vend, ndaj ju lutem, rrini më pak në diell dhe pini më shumë ujë dhe le të kalojmë të gjithë mire këtë javë,” shprehet Netanyahu.
Nga ana tjetër, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i uroi Netanyahut “një shërim të plotë dhe shëndet të mirë” në një postim në Twitter.