-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza telefonoi policinë! Karabinierët i vrasin të atin: Ishte si rrufe…

Kryesoret

Mediat italiane zbardhin detaje të reja për 55-vjeçarin shqiptar Haxhi Çollaku që dje u vra nga policia, pasi përplasi me makinë dhe më pas tentoi të qëllonte me thikë një karabinier. Ai kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas e cila kishte urdhër mbrojtje pas divorcit me dhunë.

Vajza 23-vjeçe telefonoi policinë duke kërkuar ndihmë nga frika e të atit. Karabinierët arrijnë me shpejtësi. Në atë moment Çollaku futet në makinë duke e ndezur duke krijuar përshtypjen te policia se po largohet.

Por shqiptari, ish-mësues dhe që prej 20 vitesh jetonte në Itali i jep gaz duke përplasur njërin nga karabinierët. Më pas zbret dhe tenton ta godasë me thikë. Por kolegu e qëllon me pistoletë në këmbë dhe bark. “I dëgjova të bërtisnin: Qëllo, qëllo” ka treguar një banor i zonës për mediat italiane. Situata është cilësuar si ferr i vërtetë, me britma dhimbjeje dhe të shtëna armësh.

Një epilog tragjik pas gati pesëmbëdhjetë vitesh ferr, pavarësisht ndarjes së tyre që daton në vitin 2009” shkruan “Corriere della Sera” për çiftin. Gjithçka ndodhi si një rrufe në qiell. “Kjo është një nga zonat më të qeta të një prej lagjeve më të qeta të Padovës, e gjithë kjo histori është e pabesueshme” tha një tjetër banor.

“Qëllo, qëllo…”! Britma dhe plumba! Si u vra shqiptari pasi shtypi policin italian?

Ata që e njohin gruan dhe vajzën e saj i cilësojnë si dy njerëz miqësor. “Ata janë njerëz të sjellshëm dhe miqësor”. Shumë u tronditën nga ajo që ai bëri, pavarësisht se kishte një precedent, askush nuk mund ta imagjinonte se do të shkonte kaq larg. “Mendova se ishte furgoni i hidraulikut apo elektricistit.

Pashë karabinierët duke folur me zonjën, dëgjova një zhurmë dhe më pas të shtëna armësh. Pasi pashë jashtë pashë një karabinier të plagosur në tokë dhe një burrë të dytë në tokë, të dy ende të vetëdijshëm” tha një tjetër banor.

FOTO/ Gaz, ulërima dhe plumba! Ky është mësuesi që u vra nga policia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit