Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15 në fshatin Poçem të Mallakastrës, ku një 35-vjeçar me inicialet K. M., banues në Tiranë, ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “BMW”.
Humbja e kontrollit ka bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 38-vjeçari me inicialet E. M., të cilët tashmë ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.