Ditën e sotme është regjistruar një aksident në Sarandë ku një makinë ka përplasur një 4-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 1 në Sarandë. ku shoferi i mjetit tip “Jeep” 69-vejçari me inicialet A. S. ka goditur një fëmijë.
4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.