Vijojnë mediat e huaja që i bëjnë jehonë bukurive natyrore shqiptare dhe Shqipërisë si një destinacion turistik i pazbuluar.
“Sado e çuditshme që të tingëllojë, një nga pikat turistike më të bukura të notit në Mesdhe, e cila kohët e fundit është quajtur “Maldivet e Evropës”, po tërheq një numër të madh vizitorësh,” shkruan “The Travel of Path“.
“Nuk po flasim për Bregun Dalmat të Kroacisë, për Malin e Zi, as për ndonjë nga ishujt grekë, por për Ksamilin, në Shqipërinë jashtëzakonisht të nënvlerësuar, i cili duhet të jetë me patjetër në listën tuaj të udhëtimeve,” vijon artikulli.
“Maldivet e Evropës”, Ksamili është një qytet i vogël me plazh në Shqipërinë e Jugut, në një brez bregdetar të quajtur zakonisht Riviera Shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ngjyrë bruz dhe larg ishullit grek të Korfuzit. Pas pandemisë, Shqipëria është bërë e njohur si një nga vendet e ngrohta me diell, më të modës në Evropë për shkak të natyrës mahnitëse dhe pasurisë kulturore,” thuhet në artikull.