Rita Ora dukej elegante në Liverpool, në eventin e promovimit të albumit të ri “You & I”, ku nënshkroi disa albume me autografe për fansat e saj.
Këngëtarja 32 vjeçe, dukej elegante e veshur me një palë pantallona prej kadifeje ngjyrë jeshile me printe me dizajn zebre.
Interpretuesja e hitit “Don’t Think twice” e veshjen me taka të zeza të trasha dhe syze dielli ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.
Ylli e ka krahasuar këtë album i cili u publikua të premten me një ‘ditar’ dhe ka marrë pjesë në kompozimin dhe shkrimin e tekstit të çdo kënge.
Duke folur për muzikën e saj të re, Rita tha: “’You & I’ përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që dua”.
“Është mamaja ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten”, tha artistja shqiptare.
“Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”, theksoi ajo.