-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

Kryesoret

Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës.

Gati një e treta e amerikanëve – mbi 113 milionë njerëz – janë të paralajmëruar për rrezikun e motit të nxehtë, ka thënë Shërbimi Kombëtar për Motin në Shtetet e Bashkuara.

Në SHBA, temperaturat pritet të shënojnë rekord të ri. Në El Paso dhe Teksas, temperaturat kanë qenë mbi 37 gradë Celsius për 27 ditë me radhë, duke e tejkaluar rekordin e vitit 1994.

Në Mbretëri të Bashkuar, i nxehti i qershorit jo vetëm që ka thyer rekorde, por i ka tejkaluar bindshëm temperaturat paraprake.

Qershori i këtij viti ka qenë 0.9 gradë Celsius më i nxehtë sesa në të kaluarën.

Situatë e ngjashme raportohet edhe në Afrikën e Veriut në Lindje të Mesme dhe Azi.

Prandaj nuk ka qenë befasi që qershori është shpallur viti më i nxehtë ndonjëherë në histori.

Dhe ai i nxehtë nuk është zbehur. Tri ditët më të nxehta ndonjëherë janë regjistruar javën e kaluar, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Klimë dhe Mot, Copernicus./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit