Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur së fundmi se kundërofensiva ukrainase që synonte rimarrjen e territorit ishte jo e suksesshme dhe se përpjekjet e forcave ukrainase për të thyer linjat e mbrojtjes ruse kishin dështuar.
Putin i bëri këto komente gjatë një interviste në televizionin shtetëror, pjesë të së cilës u bënë publike sot.
Duke folur për kanalin televiziv Rossia-1 , presidenti rus tha gjithashtu se situata është pozitive për forcat ruse në front.
Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pranoi se kundërofensiva e Kievit nuk po lëvizte aq shpejt, duke siguruar se aleatët perëndimorë nuk kishin bërë presion mbi Kievin për këtë çështje.
E udhëhequr që nga qershori me mbështetjen e armëve të rënda të furnizuara nga Perëndimi, kundërofensiva po lëviz ngadalë kundër trupave ruse të cilat kanë pasur kohë për të ndërtuar mbrojtje të forta, veçanërisht fusha të minuara, dhe kanë ende fuqi të konsiderueshme zjarri për të goditur forcat ukrainase.