Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vjeçari pasi ai vodhi një në shëtitoren e qytetit të Himarës një kuletën me para dhe bizhuteri e floririt.
Sipas njoftimit të policisë 41-vjeçari me inicialet F. M është edhe me precedentë të tjerë kriminal dhe u arrestua ditën e sotme.
Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe bizhuteritë e vjedhura.
41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Ai është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në një banesë më datë 26 qershor 2023 në Himarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.