Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut të miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese, për t’i hapur rrugën bisedimeve për anëtarësim në bllokun evropian.
Ky mesazh u është përcjellë autoriteteve maqedonase nga Sekretarja shtetërore e Francës, Laurence Boon, ministrja gjermane për Evropën, Anna Leermann dhe ministri polak për Evropën, Szymon Szynkowski.
Tre zyrtarët e lartë të shteteve anëtare të BE-së, gjatë një vizite të hënën në Shkup, kanë thënë se procesi i anëtarësimit në BE nuk mund të nisë e as të përmbyllet pa plotësimin e kushteve, para se gjithash ndryshimin e kushtetutës.
Këto ndryshime duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
“Mesazhi i parë është se Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së, e dyta është se vendimi tani është në duart e vendit tuaj, mesazhi i tretë është se kjo lëvizje tani është e nevojshme për shkak të momentit që ekziston në BE. Nga Bullgaria nuk do të ketë kërkesa dhe kushte të reja, pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë zyrtarja franceze, Boon, pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin maqedonas, Bojan Mariçiç. /REL
Artikulli i plotë këtu.