-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi Arbenitën për 100 ditë? Detaje të reja nga arrestimi i Feros

Kryesoret

Marrëdhënia mes Feros dhe modelës Arbenita Ismalji, ka degraduar pasi këngëtari ka ushtruar dhunë ndaj kësaj të fundit dhe si rezultat, çështja e tyre ka përfunduar edhe në gjykatë.

Bazuar në raportin e Prokurorisë të siguruar nga Prive, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

Sipas raportit, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.

Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo ai e ka mohuar të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, rep artistit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Pas një mosmarrëveshje me Arbenitën, Fero dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht këtë të fundit dhe për më tepër, ia ka thyer edhe telefonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit