Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijnë sot në Tiranë, por jo Albin Kurti.
Kryeministri Edi Rama do të në një takim informal liderët e rajonit dhe komisionerin e BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Në këtë takim do të diskutohet rreth procesit të Berlinit dhe takimit të radhës që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Mungesa e Kurtit në takimin e Tiranës, reagon qeveria e Kosovës, tregon arsyen
Takimi informal do të mbahet në vilën 30 dhe po aty do të zhvillohet në orën 13:00 edhe një drekë informale.
Në këtë takim nuk është planifikuar të ketë asnjë deklaratë apo konferencë, duke qenë se është informal.