Temperaturat e larta kanë shkaktuar disa vatra zjarri në Greqinë fqinje.
Mediat në Athinë shkruajnë se Atikës flakët kanë djegur disa shtëpi, ndërsa situata paraqitet e vështirë në Lutraki të Korintit dhe Kaparelli të Beotisë.
“Zjarri që filloi në Kouvaras u përhap në Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida dhe tashmë është jashtë kontrollit” shkruan Kathimerini.
Era e fortë favorizon flakët duke i përhapur me shpejtësi. Ndërhyrja nga toka dhe ajri ende nuk i ka vendosur nën kontroll.
Vala e të nxehtit ka pushtuar jo vetëm Greqinë, por të gjithë Europën me temperatura ekstreme.